Më pak bashkatdhetarë kërkuan rimbursim nga Kosova për polica të sigurimit

Krahasuar me vitin e kaluar, aplikimet kanë shënuar rënie

Rreth 2000 aplikime më pak janë shënuar këtë vit nga bashkatdhetarët për rimburaim të policave të sigurimit, për të cilat kanë paguar në hyrje të Kosovës, transmeton Albinfo.ch.

Krahasuar me vitin e kaluar, aplikimet kanë shënuar rënie, për faktin që shumica prej tyre zgjedhin alternativa të udhëtimit dhe disa prej tyre nuk aplikojnë për rimbursim.

Reklama e sponzorizuar

Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tregoi se në periudhën 1 janar deri më 31 korrik janë 240 mijë e 802 polica që janë lëshuar në emër të kësaj kategorie. “Nëse flasim për vlerë këto 240 mijë e 802 vetura, bëjnë 4.4 milionë euro, të cilat munden me ju nënshtru procesit të rimbursimit te Ministria e Financave”, tha Mazreku për RTK-në.
Në intervistat e realizuara nga INDEP, disa nga mërgimtarët kanë mendime të ndryshme rreth çështjes së pagesës së policave kufitare.
Një mërgimtar mendon se kjo masë nuk është e qëlluar dhe se mjetet Qeveria mund t’i përdorte për tjetër qëllim.
Ardhje të bashkatdhetarëve ka edhe në forma të tjera. Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës tregojnë për shifra më të mëdha të udhëtimeve me aeroplan.
Ky është viti i tretë që Qeveria mbulon policat e sigurimit nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2020 dhe 2021, polica merrej falas në kufi nga bashkatdhetarët, ndërsa këtë vit, është vendosur për rimbursim.