Aktivet e sektorit bankar në mesin e këtij viti kaluan vlerën 1.8 trilionë lekë.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektori është zgjeruar me 1.4% që nga fillimi i vitit dhe me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kryesisht bankat vijuan të orientohen drejt huadhënies, ndërsa investimet në letra me vlerë kanë pësuar rënie krahasuar me fillimin e vitit.
Portofoli neto i huasë në mesin e këtij viti arriti vlerën e 679 miliardë lekëve, në rritje me 13.3% krahasuar me një vit më parë dhe me 4.9% që nga fillimi i vitit.
Ndërkohë, investimet në letra me vlerë në fund të qershorit kishin vlerën e 648 miliardë lekëve, 4.5% më shumë krahasuar me një vit më parë, por në rënie me 2.8% që nga fillimi i këtij viti.
Në vendin tonë operojnë 11 banka tregtare pjesa më e madhe të cilave janë me kapital të huaj dhe disa prej tyre me kapital vendas.