“Mali i Zi nuk do të mund të përballojë importet e rrymës për një kohë të gjatë”

Termocentral
Rindërtimi i termocentralit Pljevlja në Mal të Zi

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka thënë se vendi i tij nuk do të mund të përballojë importet e energjisë elektrike dhe krizën për kohë të gjatë, raporton Balkan Green Energy News.

“Ne po shpenzojmë 2 milion euro çdo ditë për importet e energjisë elektrike. Nuk mund të përballojmë këtë për kohë të gjatë”, ka thënë Abazovic.

Mali i Zi, sikurse edhe shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tani po importon rrymë me çmime 12 herë më të larta krahasuar me atë që paguajnë konsumatorët me faturat e tyre energjetike, ka thënë Abazovic.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka kritikuar BE-në se nuk po përkrahë mjaftueshëm vendet jo-anëtare.

“Ashtu sikurse gjatë koronës, ne do të thahemi. Me gjithë respektin, ata na kanë ndihmuar disi. Por ne nuk jemi anëtarë të BE-së. D të gjejmë një mënyrë tjetër për të tejkaluar këtë gjendje”, ka premtuar Abazovic.

Ai gjithashtu ka thënë se gjatë vizitës në SHBA, do të takohet me Export-Import Bank (EXIM Bank). Ai ka thënë se shpreson të arrijë një marrëveshje financiare deri në fund të këtij muaji.

===

Balkan Green Energy News
Përktheu dhe përshtati: Kosovo.Energy