BE-ja shënon rritje ekonomike në tremujorin e dytë të 2022-së

Ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) në tremujorin e dytë të këtij viti shënoi rritje prej 0.7 për qind krahasuar me tremujorin paraprak.

Siç raporton Zyra evropiane e Statistikave (Eurostat), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Eurozonë u rrit me 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë.

Në këto vende, PBB-ja u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e dytë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, PBB-ja në BE u rrit me 0.7 për qind në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin paraardhës dhe me 4.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në BE pritej rritje prej 0.6 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës dhe 4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Eurozona shënoi rritje prej 0.6 për qind në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me 3.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

PBB-ja në Spanjë dhe Itali u rrit me 1.1 për qind, në Francë me 0.5 për qind dhe në Gjermani me 0.1 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Punësimi në BE është rritur me 2.4 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kurse në Eurozonë punësimi është rritur me 0.4 për qind. /Telegrafi/