Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacionit në rritje, që do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, duke e shkaktuar kështu uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters, çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Reklama e sponzorizuar

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi.