Disa gjëra që duhet të dini përpara se të investoni një shtëpi

Fotografi ilustruese

Çmimi i blerjes është vetëm një pjesë e zotërimit të një shtëpie, por ka edhe shumë aspekte të tjera që e bëjnë një prone ideale për ju, ose jo. Më poshtë po ju paraqesim disa gjera që duhet të dini për blerjen e një shtëpie.

Përdorni një agjent të besuar

Të gjithë e dimë se sekserët marrin një ulje të çmimit të shitjes së një shtëpie, gjë që i bën disa blerës të hezitojnë të përdorin një sekser: ata besojnë se kjo rrit koston e përgjithshme. Por në fakt duke marr ndihmën e një agjenti ju kurseni para. Një agjent i zgjuar që punon për ju mund të mbrojë interesat tuaja dhe t’ju udhëheqë gjatë proçesit të blerjes: nga prezantimi i shtëpisë , tek negocimi i saj e deri tek sqarimi i kontratës.

Reklama e sponzorizuar

Shumë vemendje tek kontrata

Kur jeni duke blerë një shtëpi, ka një qerre me letra për të nënshkruar. Shumë nga ato letra të cilat në fakt janë kontrata duken si kontrata “standarde” të blerjes së shtëpive pa hapësirë ​​​​për negociata. Kjo nuk është e vërtetë. Kontratat janë të destinuara për t’u negociuar. Ju nuk keni nevojë të nënshkruani një marrëveshje standarde.

 

 

Kini parasysh të ardhmen

Para se të pranoni të blini atë që mendoni se mund të jetë shtëpia juaj e ëndrrave, merrni parasysh planet tuaja afatgjata. A po planifikoni të qëndroni në punën tuaj aktuale? Të martohesh? Të kesh fëmijë? Shtëpi që po blini duhet të jetë e përshtatshme edhe për përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Mos harroni sa angazhim ka një shtëpi

Kur martoheni, ligjet e shtetit tuaj në përgjithësi përcaktojnë se si trajtohen pasuritë tuaja  dhe në fund si shpërndahen ato pas divorcit. Të njëjtat rregulla nuk zbatohen domosdoshmërisht kur nuk jeni i martuar. Kjo do të thotë që ju duhet të mendoni afatgjatë. Kur blini një shtëpi me të dashurin tuaj që nuk është bashkëshorti juaj, sigurohuni që të keni një plan të detajuar edhe nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç ju shpresoni.

Vendndodhja
Me siguri e keni dëgjuar më parë. Por gjërat më e rëndësishme që duhet mbajtur parasysh gjatë kohës që ju po shikoni për një shtëpi është vendndodhja e saj. Vendndodhja është e vetmja gjë për shtëpinë tuaj që nuk mund ta ndryshoni, dhe për këtë arsye duhet të jetë vendimi i vetëm më i rëndësishëm që duhet të keni parasysh para se të nënshkruani kontraten e blerjes. Forbes