Emërohet bordi i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave

Qeveria ka zgjedhur bordin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti propozoi ekipin që do ta udhëheq këtë kompani.

Avni Ramadani është emëruar kryesues i bordit të kësaj kompanie.

Reklama e sponzorizuar

Anëtarë do bordit u emëruan Mirlinda Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toçi, Bashkim Pllana dhe Goran Lazoviq.

Të gjithë të emëruarit kanë mandat trevjeçar.