Home Ekonomi Kosova bëhet me Sistem Kombëtar për Monitorim të Spektrit Frekuencor

Kosova bëhet me Sistem Kombëtar për Monitorim të Spektrit Frekuencor

Kryeministri Albin Kurti the se ky sistem do të mundësojë identifikimin e burimeve të interferencave, e që është konform obligimeve ndërkombëtare.

“Kosova sot është vendi më i mbuluar brez-gjerë dhe po bën përgatitjet për shtrirjen e rrjeteve mobile 5G. Ky projekt ka qëllim mbrojtjen nacionale. Kosova i kushton rëndësi të veçantë sigurisë kibernetike dhe javën e kaluar miratuam themelimin e Komisionit të Sigurisë Kibernetike që do të ndikojë në rritjen e sigurisë në këtë fushë”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se ky projekt është një hap që ka ndikim direkt në sigurinë kibernetike.

Reklama e sponzorizuar

Do t’i mbështesim ARKEP-in, KPM-në dhe të gjithë akterët që ky sistem të përdoret në mënyrë sa më efikase”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova ishte vendi i vetëm që nuk e kishte këtë sistem.

“Kjo pikë që po e inaugurojmë sot në Shipol është një nga katër pikat në vendin tonë që do të mundësojë edhe përshpejtimin e inovacionit teknologjik”, ka thënë Rizvanolli.

E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se vendi ynë përballet me një mori rreziqesh e sfidash në sektorin e sigurisë.

“Ministria e Brendshme do të vazhdojë të udhëhiqet nga parimi i kushtetutshmërisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe ai parim është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe do të mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë. Në një ambient të sigurt në secilën sferë do të ketë mirëfunksionim të të gjitha institucioneve pa asnjë dallim në tërë territorin e Republikës”, theksoi Sveçla.