Kurti për krizën energjetike: Ka qenë e paimagjinuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar krizën energjetike duke thënë se aktualisht kjo situatë ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar.

Kurti ka theksuar se çmimet e energjisë elektrike në bursa po vazhdon të rritet.

“Termocentrali ‘Kosova A’ i ka tri njësi të cilat janë 60 vjet të vjetra, ndërsa termocentrali ‘Kosova B’ i ka dy njësi që janë 40 vjet të vjetra, prandaj riparimet e nevojshme apo prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin, po na e rrisin importin dhe kësisoj po na shtojnë reduktimet. Meqenëse ka shkuar deri në 1,000 euro në bursën energjetike ndërkombëtare për një megavat orë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, situata është e rënduar në të gjithë Evropën.

“Ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar kjo situatë e sotme. Ne brengoseshim kur në muajin dhjetor shkoj në 500 euro për megavat në orë, ndërsa sot pa ardhur dimri, ka pasur raste kur një megavat ka shkuar deri në 1,000 euro”, ka shtuar ai.

“Situata është e rëndë në të gjithë kontinentin evropian, mirëpo ne po bëjmë më të mirën e mundshme dhe jam i bindur që do t’ia dalim”, përfundon Kurti. /Telegrafi/