Ministria e Ekonomisë përmes një njoftim për media ka ftuar qytetarët e Kosovës që të kursejnë energjinë elektrike.
Në njoftim thuhet se aktualisht furnizimi me energji është në një ditë kritike.
“Sot është ditë kritike e situatës energjetike pasi konsumi i energjisë elektrike është shumë më i lartë se prodhimi vendor. Për të tejkaluar sa më lehtë situatën, ju lusim që sot të keni kujdes të shtuar në kursim të energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.