Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në Kosovë shumë sektorë po përballen me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, derisa ka përmendur industrinë e përpunimit të drurit si storie suksesi.
Këto komente Hajdari i ka bërë gjatë konferencës “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës”, të organizuar nga Shehu Academy, ku janë certifikuar dhjetëra nxënës që kanë ndjekur kurse për zanate të ndryshme.
Në këtë konferencë u tha se nevoja për ndërlidhjen e ofertës me kërkesën në tregun e punës është e madhe, por duhet më shumë investim në edukim dhe arsimim të gjeneratave të reja. /Buletini Ekonomik/