Murati: Ka refuzim të pakuptimtë për marrëveshje nga sindikatat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot gjatë një konference për media bashkë me kryeministrin Kurti, ka thënë se ka refuzim të pakuptimtë nga sindikatat ndaj masave që ka ndërmarrë Qeveria dhe insistim të vazhdueshëm që të mos lëvizet nga kërkesat fillestare.

“Ne kemi ofruar shtesë në paga për përballje me inflacionin. Te kërkesa tjetër ka qenë ligji për sigurime shëndetësore, ai ligj nuk mund të bëhet sot ose nesër, ai është në procedurë. Ne si Qeveri jemi që të ketë reformë pensionale dhe që pensionistët të trajtohen dinjitetshëm”, është shprehur Murati.

Murati ka thënë se secili i përfshirë në këtë mes, do të duhej të lëvizë pak nga pozicionet në mënyrë që të mos pësojnë ata që kanë nevojë për mësim, fëmijët në këtë rast.

Reklama e sponzorizuar

“Rezultatet e dobëta po na kushtojnë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe kryeministri Albin Kurti, u shpreh sot se SBASHK-u po e përdor grevën si instrument të parë. Ai ka thënë se një sindikatë që i merr 50 euro dhe shumë shtesa, do të bënte festë.