Në Zvicër shfaqen posterë për raportimin e fqinjëve që ngrohen mbi 19⁰C

Zyra Federale e Policisë Zvicerane (Fedpol) ka nisur një hetim mbi një fushatë posterash të rreme të qeverisë që inkurajon njerëzit të raportojnë fqinjët e tyre nëse ngrohin shtëpitë mbi një temperaturë të caktuar.

Imazhet e posterëve të rremë besohet se kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale përmes kanaleve ruse.

Posteri, i cili mban logon zyrtare të qeverisë federale dhe tregon një grua të re në telefon, lexon: “A e ngroh fqinji juaj shtëpinë mbi 19 gradë Celsius?  Na njoftoni”.

Reklama e sponzorizuar

Ai përfshin numrin zyrtar të telefonit të Zyrës Federale të Energjisë Zvicerane, me një premtim për një shpërblim 200 franga.

Televizioni publik zviceran RSIE raportoi se Fedpol ka nisur një hetim mbi posterin e rremë pasi ka marrë ankesa për keqpërdorimin e logos së qeverisë federale.

Zyra federale e energjisë ka postuar gjithashtu një shënim në faqen e saj të internetit që konfirmon se qeveria federale nuk ka asnjë lidhje me posterat.

“Nuk ka as postera të tillë nga qeveria federale dhe as thirrje përkatëse, është padyshim një çështje manipulimi,” tha ai.