Persona të panjohur nxorën thëngjill në tri fshatra të Vushtrrisë, Policia heton rastin

Në tri fshatra të Vushtrrisë, në Zhilivod, Bivolak dhe në Stroc të dyshuar të panjohur janë parë duke nxjerrë thëngjill, ndërsa lidhur me këtë njësitet policore po hetojnë rastet.

Tri rastet e nxjerrjes së thëngjillit kanë ndodhur të mërkurën.

Lexoni të plotë raportin e Policisë:

Reklama e sponzorizuar

Fsh. Zhilivod, Vushtrri 21.09.2022 – 11:30. Të dyshuar të panjohur me dy ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Bivolak, Vushtrri 21.09.2022 – 14:18. Të dyshuar të panjohur me tre ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Stroc, Vushtrri 21.09.2022 – 15:00. Të dyshuar të panjohur me ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorin. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.