Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar dy marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilat kanë të bëjnë me fushën e tatimeve dhe doganën.
Në prezantimin e këtyre projektligjeve, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto dy marrëveshje do t’ua mundësojnë Kosovës pjesëmarrjen në programin “Fiskalis” dhe “Doganat” të financuar nga BE-ja.
Në fund, Projektligji mori të gjitha votat e kabinetit qeveritar.