Rritje e të hyrave nga Doganat dhe ATK-ja edhe sivjet

Të hyrat nga Dogana e Kosovë dhe ata nga Administrata Tatimore e Kosovës janë dy burimet kryesore për përmbushjen e arkës së shtetit, dhe këto të hyra kanë shënuar goxha ngritje në dy vjetët e fundit.

“Vitin e kaluar është shënuar një rezultat rekord i mbledhjes së të hyrave ku janë grumbulluar gjithsej 1.37 miliard euro apo 30.63 për qind më shumë krahasuar me 2020”, ka raportuar REL.

“Rritje e të hyrave është shënuar edhe në periudhën janar – korrik. Në këtë periudhë janë mbledhur 883 milionë euro apo afër 14 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës. Edhe Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se janë rritur të hyrat.

Reklama e sponzorizuar

Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti, sipas ARK-së janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar ka tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind. Buxheti i Kosovës i vitit 2022 është mbi 2.7 miliardë euro. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 484 euro./Buletini Ekonomik