Më 30 gusht, një megavat orë energji elektrike në tregun hungarez arriti në vlerën prej 1047.1 eurosh, dhe që atëherë çmimi është duke shënuar rënie.
Edhe pse në trend të rënies, ky çmim është dukshëm më i lartë se çmimi i një megavati të prodhuar nga KEK, apo rreth 20 herë më i lartë.
Sot, një megavat orë energji elektrike në tregun hungarez po paguhet me më së shumti 618.11 euro, ndërsa dje çmimi më i lartë i shënuar ishte 742 euro. Kësisoji, çmimi në këtë treg është duke vazhduar rënien.
Ndryshe, çmimi mesatar tregutes i një megavati gjatë ditës dhe jasht orëve të pikut sot sillet rreth 493.95 euro për megavat, mesatarja e megavatit në orë të pikut në tregun hungarez për sot është vlerësuar në 555.07 euro për megavat.
Çmimi i energjisë elektrike ka filluar rritje të shpejtë pas përfundimit të masave të para të krizës pandemike, duke shënuar kështu fillimin e një krize energjetike. Kriza është thelluar edhe më shumë pas fillimit të luftës në Ukrainë, për shkak të varësisë së Evropës ndaj gazit rus.
Një vit më herët, apo më 1 shtator 2021, çmimi i një megavati orë energji elektrike në tregun hungarez ishte 115 euro për megavat në kohë të pikut.