Shënohet rënie e madhe e kostos së prodhimit të veturave elektrike në 5 vjetët e fundit

Vetura elektrike

Shefi i marrëdhënieve me investitorët në kompaninë Tesla, Martin Viecha, ka zbuluar se prodhimi i modeleve elektrike është ulur shumë në pesë vjetët e fundit.

Duke folur në një konferencë teknologjike të organizuar nga Goldman Sachs në San Francisko në fillim të kësaj jave, Viecha tha se kostoja e prodhimit për automjet elektrike do të jetë faktori më i rëndësishëm në përcaktimin se sa kopje mund të prodhojë një markë dhe sa e madhe do të bëhet ajo.

Sipas tij, kompania Tesla shpenzoi mesatarisht 84.000 dollarë për të prodhuar secilën prej automjeteve të saj në vitin 2017 dhe se tash kjo kosto ka rënë në 36,000 dollarë. Ulja e kostos sipas tij, nuk ka të bëjë me pjesë më të dobëta e bateri më të lira, por thjeshtë erdhi përmes dizajnit të përmirësuar të automjetit që e bëri prodhimin më të lehtë.

Reklama e sponzorizuar

Në fakt, Tesla filloi prodhimin me kosto më të ulët vetëm në vitin 2017. Bëhet fjalë për Model 3.

Rreth gjysma e automjeteve aktuale të Teslas prodhohen në uzinën Fremont në Kaliforni, megjithëse ato në Berlin dhe Shangai po shfaqen gjithnjë e më të rëndësishme.

Viecha shtoi se ndërsa objektet e kompanisë rrisin normat e prodhimit, ato do të jenë në gjendje të ndërtojnë automjete me çmim mesatar prej më pak se 36,000 dollarësh.

Model 3 dhe Model Y përbëjnë pjesën më të madhe të shitjeve aktuale të Teslas, por Viecha pranoi se kompania duhet të bëjë përpjekje të nxjerrë një prodhim EV me kosto më të ulët.

“Model Y do të bëhet në thelb automjeti më i shitur i çdo lloji, i të gjitha kohërave në botë, në vitin 2023”, pohon ai. /autoblog