Duke i paraprirë ditëve me shi, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka prodhuar masivisht energji gjatë 2-3 ditëve të fundit dhe kjo është reflektuar në nivelin e liqenit të Komanit.
Aq shumë është prodhuar energji që është shkarkuar nga hidrocentrali, sa në disa pika të liqenit, ai të ngjan me një lum të vogël.
Në vendin e quajtur përroi i Daicës, aty ku gjatë verës kalojnë me dhjetëra varka dhe tragete, sot lëvizja mund të bëhej edhe në këmbë. Kjo do të thotë se lëvizja e tragetit, por edhe e varkave është e pamundur, përcjell Top-Channel.
Në afërsi të të gjithë fshatrave në lagen nga liqeni i Komanit, ulja e nivelit ka nxjerrë në pah edhe një herë territore të cilat nuk ishin parë që prej ndërtimit të hidrocentralit në vitin 1985.