“Content marketing” (Marketingu i përmbajtjes) është ende një formë jashtëzakonisht e fuqishme e marketingut dixhital, por çfarë është me saktësi një strategji e “content marketing” dhe çfarë të bëni për të krijuar një të tillë?
Përmbajtja është ende mbreti, por problemi është se sot ka kaq shumë forma përmbajtjesh.
Nga t’ia filloni? Content marketing për kompaninë tuaj mund të jetë një punë me kohë të plotë, dhe nëse nuk mund të punoni një person me kohë të plotë dhe doni ta bëni vetë, atëherë keni nevojë 100 për qind për një strategji marketingu të përmbajtjes.
Së pari, 82 për qind e profesionistëve në marketing investojnë vazhdimisht në marketingun e përmbajtjes, që gjë do të thotë se me shumë gjasa, konkurrentët tuaj po investojnë. Nëse nuk e bëni këtë, do të mbeteni pas.
Por marketingu i përmbajtjes mund të jetë i ndërlikuar, për këtë arsye, është e rëndësishme të krijoni një strategji marketingu të përmbajtjeve para se të filloni.
Çfarë është me saktësi një strategji marketingu e përmbajtjes? Ajo është një dokument i detajuar që planifikon me saktësi se cilat përmbajtje duhet të publikoni, nëpërmjet cilave kanaleve, kur dhe për kë.
Ajo projektohet për t’ju ndihmuar që të mendoni një rrugëtim më të qartë për t’iu drejtuar grupit të synuar (target audience), duke i edukuar dhe duke i argëtuar ata dhe duke i bërë të njohin markën tuaj. Ajo duhet të rendisë qëllimet tuaja në secilën platformë dhe një afat për arritjen e tyre.
Pse një strategji marketingu e përmbajtjes është e dobishme?
81 për qind e profesionistëve në marketing e konsideron krijimin e një strategji marketingu të përmbajtjes një strategji të rëndësishme për kompaninë. Pa të, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të publikoni përmbajtje pa një qëllim dhe nuk do të përcillni një mesazh të fortë.
Një strategji marketingu e përmbajtjes është e dobishme pasi ju ndihmon të përcaktoni objektiva të qartë dhe të masni rezultatet. Çfarë funksionon? Pse funksionon? Çfarë nuk funksionoi?
Si mund të përmirësohemi herën tjetër? Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve, do të përmirësoni vazhdimisht marketingun tuaj. Ju mund t’i vini këto objektiva të marketingut përkrah objektivave të përgjithshme të kompanisë.
Duke ndjekur një strategji të marketingut të përmbajtjes, do të mund të publikoni vazhdimisht përmbajtje me cilësi të mirë. Kjo gjithashtu motivon marketuesit, pasi ata mund të jenë krenarë për punën e tyre dhe mund të punojnë drejt arritjes së qëllimeve.
Si të krijoni një strategji të marketingut të përmbajtjes
Në thelb, krijimi i një strategjie të marketingut të përmbajtjes përfshin 6 hapa kryesorë:
1.Përcaktoni objektivat
Çfarë dëshironi të arrini në të vërtetë? Ndërgjegjësimi i markës dhe rritja e bazës suaj të klientëve? Po krijoni produkte të reja që doni t’i shisni?
Po zgjeroheni në një fushë të re, apo thjesht po përpiqeni të përmirësoni reputacionin tuaj online? Cilat do qofshin qëllimet tuaja, përmbajtja juaj duhet të përputhet me to.
2.Cili është grupi i synuar dhe çfarë ka nevojë?
Është gjithmonë joshëse të thuash se targeti juaj është të gjithë, sepse doni të arrini sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.
Më pas përfundoni duke i bërë përmbajtjet tuaja shumë të përgjithshme duke mos iu drejtuar askujt. Mendoni me saktësi se cilët doni si klientë, çfarë bëjnë, ku i bëjnë blerjet, cila është mosha e tyre dhe drejtohuni drejtpërdrejt atyre, duke zgjidhur nevojat e tyre.
3.Konkurrentët
Është gjithnjë e dobishme të dini se çfarë bëjnë konkurrentët tuaj? Cilat përmbajtje po publikojnë dhe ku? Çfarë funksionon për ta dhe çfarë jo? Pse nuk funksionon dhe si mund ta bëni të jetë e vlefshme për ju?
4.Plan marketingu të përmbajtjes
Këtu duhet të specifikoni me saktësi se cilat përmbajtje të publikoni dhe kur.
5.Krijoni përmbajtje dhe promovojini
Kjo është një fazë që pjesa më e madhe e njerëzve përballet duke mos bërë gjithë punën e mëparshme. Është pjesa më “argëtuese”, por pa katër hapat e mëparshme, si do të dini se çfarë të krijoni në të vërtetë?
6.Analizoni rezultatet
Gjëja më e mirë e marketingut dixhital është fakti se mund të keni të dhëna si mbështetje e asaj që po bëni.
Ju do të humbni shumë nëse nuk kontrolloni të dhënat tuaja analitike për të marrë informacione të çmuara se cilat përmbajtje po funksionojnë dhe cilat jo.
Mësoni t’i interpretoni mirë këto të dhëna dhe të krijoni një strategji përmbajtjesh mbi to. /monitor.al/
/ Entrepreuner