KEDS ka njoftuar se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasiqë gjendja energjetike është stabilizuar për momentin.
Pavarësisht kësaj, ata theksojnë se kursimi është i domosdoshëm!
“Ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Nga KEDS potencojnë se do të vazhdojnë të japin këshilla se si qytetarët ta kursejnë energjinë.
“Ne në vazhdimësi do ju përcjellim udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht. Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës”, përfundojnë nga KEDS.