Telekomi i Kosovës është duke u përballur sot me sulme kibernetike, ku si pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.
Sipas Lepajës, sulmi ka filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.
Ai ka thënë se ekipet i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit.
“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, ka deklaruar Lepaja.