Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka folur sot në Kuvend rreth deklaratave se Qeveria e Kosovës po i mbanë paratë në Thesar dhe po nuk po i shfrytëzon.
Ai para deputetëve të Kuvendit theksoi se është mirë të ndalet kjo dezinformatë, pasi sipas tij nuk i kontribuon askujt.
“…Edhe pse në fakt filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që kudo që ka lekë me i hargju, por aftësia me ndërtu një strategji afatgjate…”, tha Bislimi.
Ai tha se të hyrat buxhetore deri më sot janë 1 miliard e 940 milionë euro, raporton Telegrafi.
“Rritja në krahasim me vitin e kaluar është 12.1 për qind”, tha ai.
Sipas tij, shpenzimet buxhetore deri më sot janë 1 miliard e 716 milionë euro, ndërkaq, në të njëjtin ditë të vitit kaluar ishin 1 miliard 593 milionë euro.
“Sivjet në krahasim me vitin e kaluar janë 123 milionë më të mëdha. Si rezultat në ditën e sotme të vitit të kaluar në Thesarin e Kosovës kemi pasur mjete në nivelin e 702 milionë euro. Sot kemi 697 milionë euro… d.m.th kemi mjete më pak se vitin e kaluar…”, u shpreh Bislimi.