Britania propozon rregullimin e kripto aseteve

Kriptovalutat

Qeveria britanike do të ketë fuqinë për të rregulluar të gjitha kriptoasetet sipas një propozimi që ministri i shërbimeve financiare të Mbretërisë së Bashkuar ka shtuar në një projektligj që është dërguar në parlament.

Andrew Griffith, u riemërua në këtë poat të enjten nga kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak, paraqiti amendamentin në projektligjin e shërbimeve financiare dhe tregjeve, të cilin parlamenti ka nisur ta diskutojë.

Projektligji, siç u hartua fillimisht, i jep Autoritetit të Sjelljes Financiare kompetencat për të rregulluar vetëm monedhat e qëndrueshme, por ndryshimi zgjeron kompetencën për të mbuluar promovimet për të gjitha kriptoasetet.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo klauzolë e re amendon Aktin e Shërbimeve Financiare dhe Tregjeve 2000 për të sqaruar se kompetencat në lidhje me promovimin financiar dhe aktivitetet e rregulluara mund të mbështeten për të rregulluar kriptoasetet dhe aktivitetet në lidhje me to,” theksohet në amendament.

Miratimi i tij do ta vendoste Britaninë në të njëjtin nivel me tregjet e Bashkimit Europian në ligjin e kriptoaseteve.

Ndërkohë të enjten, zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë, Sam Woods tha se banka qendrore po ecën përpara për të krijuar një kuadër rregullator për monedhat e qëndrueshme. /Scan tv/