Ekonomia e Italisë pritet të pësojë një ngadalësim të fortë më 2023

“Në Itali ka një ngadalësim të mprehtë të ekonomisë pas një viti që ishte më i mirë se sa pritej. Këta muaj deri në verë kaluan shumë më mirë, pavarësisht efekteve shumë të rënda të rritjes së çmimit të energjisë. Për vitin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë dhe rritja do të jetë afër zeros”.

Kjo deklaratë është bërë nga guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco, gjatë punimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Sipas tij, nuk mund të ketë një politikë buxhetore me spektër të gjerë kur ke një borxh publik të lartë.

Reklama e sponzorizuar

Visco shtoi se, FMN është pak më pesimiste. Në realitet, pasiguria rreth këtyre parashikimeve është shumë e lartë.

“Megjithatë, nuk është politika monetare ajo që shkakton rënien e ekonomisë. Është inflacioni, sepse i heq fuqinë blerëse, të ardhurat. Kriza ukrainase heq sigurinë në tregtinë ndërkombëtare. Nuk është politika monetare ajo që e krijon këtë krizë, politika monetare përpiqet të parandalojë që kriza të çojë në një spirale që do të kishte efekte negative shumë të forta dhe strukturore”, thekson Visco.

“Dy fjalët kryesore të bankave qendrore në këto momente janë “të përkohshme” dhe”të synuara”, është shumë e vështirë”, u shpreh Guvernatori.

Ndërkaq, të dhënat më të fundit nga Banka e Italisë, tregojnë se borxhi publik i vendit është ulur në gusht me 12.8 miliardë euro krahasuar me muajin paraardhës, duke arritur në 2.757 trilionë euro.