Vetëm gjashtë muaj pas fillimit të prodhimit në fabrikën e saj më të re në afërsi të Berlinit, prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla, tani po i prodhon nga 2 mijë vetura në javë në po këtë lokacion.
Ngjashëm sikur kur në qershor fabrika arriti qëllimin – pra, prodhimin e 1 mijë veturave në javë, ku në Twitter publikuan fotografitë me punonjësit duke qëndruar para fabrikës së Teslas në Berlin, transmeton Telegrafi.
“Njësia e 2 mijë e Model Y është prodhuar në gigafabrikën e Berlinit gjatë kësaj jave”, thuhet në kumtesën e kompanisë, në krye të së cilës është Elon Musk.
Fabrika në Greenheid, e cila nga marsi prodhon vetura elektrike, deri më tani është fabrika e vetme e kompanisë Tesla në Evropë.
Tesla planifikon të prodhojë 500 mijë vetura në vit në fabrikën që ka 12 mijë punonjës.