FEGO dhe Paysera në përkrahje të sektorit të veshmbathjes

Për të tejkaluar pengesat në transferimin e parave të sektorit të veshmbathjes në Kosovë, projekti FEGO i mbështetur nga Agjencia Suedeze për Zvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombtar (Sida), ka nisur mbështetjen e aktiviteteve që ofrojnë ndihmë në uljen e shpenzimeve të transfereve ndërkombëtare nëpërmes përdorimit të kompanive fintek të licencuara në Kosovë. 

Sektori i veshmbathjes në Kosovë ka pasur një rritje të madhe gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021 ky sektor ka eksportuar gati 10 milion euro me një rritje prej 144 për qind nga viti i mëparshëm, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës. Kjo tregon për potencialin e madh që ka ky sektor. 

Projekti FEGO dhe kompania Fintek Paysera kanë nënshkruar një marrëveshje që mundëson një fushatë mobilizuese dhe takime të drejtpërdrejta me biznese të veshmbathjes për t’ju ofruar atyre mundësinë që të pranojnë dhe dërgojnë pagesa nga Bashkimi Evropian me kosto prej 3 eurosh për transfer. 

Reklama e sponzorizuar

“Ne kemi bërë një hulumtim dhe një nga pengesat e zhvillimit të sektorit në Kosovë është mungesa e qasjes në shërbime për pranimin e pagesave ndërkombëtare dhe kostot e larta të shërbimeve tradicionale. Pasi kemi bërë një hulumtuar tregun për kompani që mund të ofrojnë këtë shërbim me një kosto më të ulët, ne jemi dakorduar të bashkëinvestojmë me Paysera, për të përmirësuar qasjen dhe shërbimin në digjitalizimin e transfereve dhe uljen e kosotove për bizneset e sektorit të veshmbathjes”- ka thënë Fisnik Bajrami nga Projekti FEGO.

Shpenzimet bankare kanë përbërë një përqindje të madhe të kostos për shkak të shitjeve me pakicë. Për fustane dhe tesha që kushtojnë deri në 300 Euro, shpenzimet e transferit kanë arritur në 10 deri 30 për qind të çmimit të përgjithshëm e deri 50 për qind të kostos. Një gjë që e ka vështirësuar operimin në këtë sektor. 

Paysera që është një kompani Fintek e licencuar nga Banka Qendrore e Kosvës ofron pranimin e parave në sistemin SEPA me kosto prej 3 eurosh. Gjithashtu për klientin që paguan transferet nga BE-ja, Zvicra, Norvegjia dhe Britania e Madhe në Paysera jane falas, të shpejta dhe të sigurta. 

“Ne tashmë punojmë me këtë sektor por gjithsesi se ka mundësi të punojmë edhe më shumë”, ka thënë Bashkim Zeqiri CEO i Paysera Kosova. “Ne kemi futur resurse ne reklamimin e produkteve tona për industrinë e modës”, ka shtuar ai. 

“Tashme kompanitë me nam si Walone dhe Tabja, Lia Stublla, Valdrin Sahiti, Goddess Daily, Fjolla Haxhismajli dhe shumë të tjerë punojnë me Paysera dhe ata janë klientë të kënaqur siç edhe tregojnë videot e prodhuara”, ka shtuar Zeqiri. 

Fushata është financuar më shumë se 60 për qind nga Paysera. Projekti FEGO zbatohet nga organizata joqeveritare Swiscontact dhe është i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Projekti ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorëve të veshmbathjes, mobilerisë dhe turizmit rural. 

https://fb.watch/g5dBhuXElL/