Gërxhaliu: 40 mijë të papunë për dy vjet, pjesa dërmuese e kanë lëshuar Kosovën

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka thënë se shqetësuese mbetet papunësia, duke theksuar se 40 mijë të papunë kanë qenë vetëm gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Madje sipas tij, pjesa dërmuese e kanë lëshuar Kosovën. “… sa i përket punësimit dhe kemi pasur afër 40 mijë të papunë në vitin 2020-2021. Pjesa dërrmuese e kanë lëshuar Kosovën. Në anën tjetër në vitin 2021 dy parë zgjedhje ku kemi pasur një grup të madh të angazhuar që janë evidentuar si të punësuar, por kanë qenë vetëm përkohësisht falë zgjedhjeve”, tha Gërxhaliu, EO.

Ai ka sqaruar se në vitin 2021 Kosova ka importuar 540 milionë litra naftë, ndërsa në vitin 2022, 500 milionë litra naftë që nënkupton se -6% ka rënie në aspektin sasior.

Reklama e sponzorizuar

“Në vitin 2021 Kosova ka importuar 540 milionë litra naftë dhe totali i paguar për atë import është 220 milionë euro. Në vitin 2022 Kosova ka importuar 500 milionë litra naftë dhe janë paguar 477 milionë euro që nënkupton -6% ka rënie në aspektin sasior mirëpo ka dyfishim të çmimit”.“Prandaj besoj që ekspert të fushës dhe dua të besoj që na kabinetin qeveritar ka ekspertë tillë do ta shohim ku është dallimi i rritjes së të hyrave a ka të bëjë me performancë apo ka të bëjë me rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ajo çka është më shqetësuese është se pritet vetëm për aspektin financiar dhe në aspektin sasior kemi tkurrje dhe kjo duhet të jetë një vërejtje që mund t’i kushtojë Kosovës në të ardhmen”.