Gërxhaliu: “Çfarë më 2021 blinim me 100 euro sivjet s’e blejmë as me 200”

Çfarë më 2021 kemi blerë me 100 euro sot s’mund ta blejmë as me 200, ka treguar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Buxhetin e miratuar prej 3 miliardë eurosh, Gërxhaliu tha se nuk duhet marrë me “eufori” ngase ai është rezultat i inflacionit.

“Në rrethanat ekzistuese në të cilat gjendet Kosova nuk ka arsye për eufori”.

Reklama e sponzorizuar

“Një buxhet i tillë edhe është pritur falë inflacionit dhe ngritjes së çmimeve që në momente të caktuara e kanë kaluar edhe shifrën 100%”, ka thënë ai në një prononcim për ekonomia-online, përcjell Reporteri.net.

Njohësi i çështjeve ekonomike, nuk kursen nga kritikat as qeverinë, për çka thotë se e nevojshme është të ketë “më tepër dialog dhe transparencë”.

Buxheti të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, kërkon Gërxhaliu, “dhe jo vetëm eufori politike partiake”:

“Atë çfarë e kemi blerë në vitin 2021 me 100 euro këtë vit nuk mund të blejmë 200 euro, dhe e tëra kjo ka ndikuar në rritjen e buxhetit në aspektin financiar”, ka vazhduar më tej Safet Gërxhaliu.

Vëmendje më të shtuar, Gërxhaliu ka kërkuar ndaj sektorit privat, ngase, sipas tij, ai “po anashkalohet”.