AKP ka shpallur ditën e shitjes për Shitjen e Aseteve me Likuidim SHAL 60 me 14 tetor 2022. Dita e shitjes për SHAL 60 do të mbahet me 2 nëntor 2022. AKP në këtë shitje ka përfshirë një numër prej 36 asetesh atraktive në tri rajonet e Kosovës, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.
AKP ka shpallur ditën e shitjes për Shitjen e Aseteve me Likuidim SHAL 60 me 14 tetor 2022. Dita e shitjes për SHAL 60 do të mbahet me 2 nëntor 2022. AKP në këtë shitje ka përfshirë një numër prej 36 asetesh atraktive në tri rajonet e Kosovës, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.
Në rajonin e Mitrovicës shfaqet numri më i madh i pronave atraktive për shitje, përkatësisht lokale të sipërfaqeve të ndryshme të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore. Në SHAL 60 AKP në rajonin e Mitrovicës ofron për shitje 12 lokale dhe një depo. Lokalet kanë sipërfaqe të ndryshme duke filluar prej rreth 20 m2 deri në 150 m2. Numri më i madh i tyre janë asete të NSH Lux dhe gjenden në Mitrovicën veriore.
Ndërkaq në këtë shitje ofrohen edhe parcela toke në rajonin e Pejës. Këtu ofrohen 6 parcela toke me sipërfaqe prej 15 ari deri në 5 hektar në të cilat mund të zhvillohen industri bujqësore.
Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.60 duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 2 nëntor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.