Më 13 tetor mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 13 tetor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit të ministrisë, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen tri vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Reklama e sponzorizuar

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.