Bajrami ju ka bërë thirrje juristëve të cilët janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kurtit, Muratit dhe Haxhiut që nuk mund t’i cenohet askujt një e drejtë e bazuar në një ligj, që sipas saj është i paqartë.
“I paqartë është LIGJI NR. 03/L-200 PËR GREVA I PLOTËSUAR DHE I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 04/L-119 (shihni paragrafin 1 të nenit 13 dhe paragrafin 1 të nenit 18), në të cilin po thirret Qeveria për të mos i ekzekutuar pagat e atyre që gjatë shtatorit ishin në grevë”, shkruan Bajrami.









