Paralajmërohet rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) e ka miratuar vendimin për reduktimn e prodhimit të naftës në 2 milionë fuqi në ditë.

Reduktimi i prodhimit të naftës pritet të ketë ndikimin edhe në rritjen e çmimit të këtij produkti.

Kështu tha për Klankosova kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani.

Reklama e sponzorizuar

“Organizata prodhuese OPEC ka vendosur që të redukton prodhimin dhe automatikisht kemi rritje të çmimit”.

Berjani iu bëri thirrje importuesve të naftës që të jenë korrekt në çmim gjatë shitjes. Ai ka kërkuar nga Qeveria të lejoi tregun e lirë.

“Mbi 400 pika karburanti janë në buzë falimentimit. Sot nafta shitet 1.60 ndërsa blihet 1.64”, thotë ai.

I pari i Naftëtarëve shtoi se sot çmimet e derivateve sillen përafërsisht: 1.60 nafta kurse benzina 1.34.

 

 

“Sa i përket çmimit të importit sot nga Maqedonia është 1.55 kurse nga Shqipëria 1.63 deri në 1.66. Ka lëvizje të mëdha në berzat ndërkombëtare dhe po reflekton edhe te ne” – tha kreu i Naftëtarëve.