Deputeti i PDK-së, njëherësh shefi i GP të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka bërë kallëzim penal ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka siguruar kallëzimin penal të Tahirit ndaj Muratit, të bërë nga avokati Faton Fetahu.
Kallëzimi penal është bërë për shkak të veprës penale: “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 190, “Cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës” nga neni 218, “Cenimi i të drejtës në grevë” nga neni 221, në lidhje me nenin 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.