Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj personit Y. I., për “ndërtim pa leje” dhe “heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose shenjave”.
Y. I. akuzohet se gjatë muajit mars-qershor të vitit 2021, në fshatin Orllan të Podujevës, pa siguruar leje ndërtimore ka ndërtuar katër vila për banim në pronën e tij.
Sipas Prokurorisë, i njëjti ka vazhduar ndërtimin përkundër faktit se i ishte shqiptuar gjobë nga Inspektorati e po ashtu ishin vendosur shiritat për ndalim të ndërtimit.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë, si dhe i ka propozuar Gjykatës të urdhërojë organet kompetente të Komunës së Podujevës që në kuadër të legjislacionit në fuqi të ndërmarrim veprimet e nevojshme për zbatimin e Aktvendimit për Rrënimin e Objekteve, të lëshuar nga Drejtoria e Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Podujevës”, thuhet nga Prokuroria Themelore.