Qeveria ndryshon ligjin për mbrojtjen e konsumatorit

Qeveria ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Ekzekutivit se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe në bazë të direktivave të Bashkimit Europian.

“Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve të shërbimeve”, tha Kurti.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshimi i këtij ligji u tha se synon të vë më shumë rregull që do t’i kontribuojë mbrojtjes së konsumatorëve.