Rizvanolli: Hapet thirrja për t’i ndihmuar qytetarët me pajisje për ngrohje gjatë dimrit

Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur sot një konferencë për medie për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

 

Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët.

Sipas saj, këto pajisje kanë vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

Reklama e sponzorizuar

“Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe (ii) rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”.

Sipas saj, këto masa do t’ia kursejnë shtetit mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.

Rizvanolli shtoi se qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa, duke theksuar do të përfitojë 10 mijë familje.

Ajo ka sqaruar se aplikimi për këto masa bëhet në E-Kosova.

“Nga sot kemi hapur thirrje për subvencionim për qytetarët në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë dru, peletë, briketë që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së invesimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2 500 euro, kondicionerët efiçentë deri në 40% apo 400 euro, stufat indivudale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435”.Aplikimi për këto masa, sipas ministres, bëhet në E-Kosova.

PAJISJET TË CILAT DO TË SUBVENCIONOHEN:

 

Pompë termike

Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)

Stufa individuale me biomasë