Rizvanolli prezanton projektin e ri: Kompanitë e ujësjellësve në vend do të bëhen me panele solare

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar për një projekt të ri që po synohet të realizohet mbi qatitë e Kompanive Rajonale të Ujësjellësve (KRU).

Ky projekt do të përfshijë vendosjen e paneleve solare nëpër objektet e këtyre kompanive, ku si rrjedhojë do të gjenerohet energji elektrike nga ky burim i rinovueshëm.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Ekonomisë, këto kompani të cilat na mundësojnë qasjen në një burim natyror, së shpejti do të fillojnë të marrin edhe energjinë nga një burim i tillë.

Reklama e sponzorizuar

Ministria e Ekonomisë thotë se tashmë kanë shqyrtuar potencialin e të gjitha ndërtesave të KRU-ve për instalim të paneleve solare, dhe se së shpejti do të hapet edhe thirrja e prokurimit për instalimin e tyre.

Ndërsa, disa objekte tjera brenda komplekseve të ujësjellësve janë përzgjedhur për instalime solare.

Kështu, ministria në fjalë fton të gjitha kompanitë vendore të cilat operojnë në këtë sektor, t’i kushtojnë vëmendje thirrjes dhe të aplikojnë.

ME ka njoftuar gjithashtu se edhe USAID Kosovo ka kontribuar në këtë projekt, duke ofruar ndihmë për auditimin energjetik të objekteve dhe studimin e fizibilitetit. /Buletini Ekonomik/