Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish që ta miratojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore, të propozuar nga Qeveria.
Përkundër që 70 deputetë morën pjesë në vazhdim të seancës së sotme plenare, vetëm 57 deputetë morën pjesë në votim, andaj u vendos që kjo pikë të mbetet për shqyrtim në një seancë tjetër ku do të ketë kuorum.
Aktualisht, deputetët po shqyrtojnë Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, të cilin po e prezanton ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.