Është mirë nëse gjatë secilës blerje mbledhni kesh, dhe pas një viti në kuletën tuaj do të keni një shumë të parave të cilën e keni kursyer duke realizuar pagesa përmes Paysera.
Kjo është një gjë e zakonshme në vendet perëndimore, finteku Paysera ofron Cashback për blerjet online te disa nga shitësit më të mëdhenjë si Spar Kosova dhe E-baa. Kur realizoni blerje tek këta partner Paysera ju shpërblen me 1% cashback.
Kjo metodë e punës është në rritje sipas Agjencionit hulumtues Statista.
Sipas Statista 47% e pjesëmarrësve në këto skema mundësinë e Cashback e shohin si të rëndësishme në marrjen e vendimit për blerje.
Hulumtimi i Statista tregon se rritja e të ardhurave nga ky kanal është rritur 200% gjatë viteve 2018 dhe 2019. Gjithashtu Statista tregon se shitësit që kanë përdorur Cashback kanë rritur të ardhurat dy herë e gjysmë më shumë se konkurrentët duke gjeneruar 100% deri 400% kthim më të madh në investime të marketingut.
“Ne me teknologjinë tonë të avansuar e ofromë Cashback për blerësit në web faqet e partnerëve tonë që e kuptojnë rëndësinë e këtij lloji të marketingut”, ka thënë Bashkim Zeqiri CEO i Paysera. “Ne e dimë se në Kosovë ka produkte të ngjashme mirëpo Cashback përmes kuletës digjitale, për momentin me sukses e ofron vetëm Paysera”, ka shtuar ai.