Shtrenjtohet edhe çaji, shkon në 10 euro 800 gr çaj

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rritën për çdo ditë. Kështu është konfirmuar në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Aktualisht në Kosovë, sipas çmimores së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një metër dru bung po shitet 67 euro, ndërsa ahu 50 euro për metër.

Rritje ka pësuar çmimi i çajit. Nga 7.99 euro që kushtonte para katër ditë, tash çaji kushton 10 e 06 centë për 800 gramë.

Reklama e sponzorizuar

Edhe orizi ka shënuar ngritje, nga 1.18 në 1.26 euro.

Vezët vazhdojnë të kenë çmim prej 3.88 euro një komlpet.

Gjithashtu brenda katër ditëve edhe produktet e derivateve të naftës janë shtrenjtuar.