Si të nisësh një biznes absolutisht pa para?

“Ti nuk ke nevojë për para, ke nevojë për një strategji më të mirë.”

A jua ka treguar njeri këtë? A duket si një teori e largët e cila nuk lidhet me mënyrën se si operon pjesa tjetër e botës?

Një numër i madh i njerëzve që aspirojnë për t’u bërë sipërmarrës, kanë dëshirën, motivimin dhe lidershipin për të nisur një biznes, por ngurrojnë nga mungesa e parave (dhe perceptimi i tyre për rëndësinë e saj). Për ata, rruga drejt madhështisë përfundon aty. Por nuk ka pse të jetë ashtu.

Reklama e sponzorizuar

Një kurs i tërë online është ndërtuar rreth deklaratës kontroverse: “ti nuk ke nevojë për para, ke nevojë për një strategji më të mirë.” Kursi i Udemy.com, “Si të nisësh një biznes pa para, pa borxh,” e bën në mënyrë të vazhdueshme këtë deklaratë dhe analizon rastet studimore të bizneseve reale që e provojnë atë.

Autorët e kursit, Peter Sage dhe Jimmy Naraine, kanë nisur biznese të ndryshme pa para dhe eksperiencën që kanë mësuar prej tyre e ndajnë me studentët. Sage është një sipërmarrës i famshëm, i cili personalisht nisi më shumë se 20 kompani, nga të cilat disa dështuan (nga ku nxorri mësime!), dhe të tjerat janë bërë histori suksesi globale. Rruga e Naraine drejt madhështisë përfshin punën për kompani si Goldman Sachs, drejtimin e bizneseve të veta dhe ndarjen e frymëzimit me më shumë se 41,000 studentë.

Për këdo që kërkon të mësojë strategjitë e suksesit se si të reduktosh nevojën për para kur nis një biznes, Sage dhe Naraine mbulojnë temat se si t’ia dalësh me ata që nuk të pëlqejnë dhe ata që mendojnë se nuk do ia dalësh në udhëtimin tënd sipërmarrës, elementët kyçë për dizenjimin e strategjisë për biznesin tënd, një ushtrim për rritjen e vetëbesimit në aftësitë e biznesit tënd dhe navigimi në rrugën me kleçka të përzgjedhjes së partnerëve.

Pas kursit duhet të kesh kuptuar këto mjete kyçe:

  • 5 mënyra për të bërë para
  • Ndryshimi midis llogarisë bankare emocionale dhe financiare
  • Mekanika e të bërit para
  • Mënyra për të krijuar para
  • Raste të ndryshme studimore për të mbështetur këto strategji

Për të ndjekur kursin online klikoni në këtë link: https://www.udemy.com/how-to-start-a-business-with-no-money-borrowing-or-credit/?pmtag=ENTREPRENEUR30

 

/Entrepreneur