Spar-i i shqiptarëve hap dyert për të gjitha produktet e Kosovës

Një supermarket i ri i rrjetit të njohur të produkteve ushqimore Spar hap dyert për të gjitha produktet e Kosovës. Pronari me përvojë 20-vjeçare, Nexhmedin Iseni, fton të gjithë prodhuesit kosovarë ta kontaktojnë për plasimin e produkteve të tyre në 5 supermarketet e tij në Zvicër.

Nga sot ka filluar punën në Schlieren të Cyrihut edhe një supermarket tjetër i Spari-t, nën menaxhimin e afaristit të suksesshëm shqiptar, Nexhmedin Iseni.  Supermarketi është pjesë e qytetit Cyrih, në pjesën e qyteti ku ka frekuentim të lartë të shqiptarëve, me çka drejtuesit e supermarketit do t’u kushtojnë vëmendje të veçantë produkteve që vijnë nga Kosova e Shqipëria.

“Ne jemi të fokusuar në produkte të freskëta që vijnë nga regjioni ku jetojmë, por duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe kërkesave të banorëve të kësaj pjese të qytetit, siç janë produktet nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera. Të gjithë e  kanë derën hapur dhe unë i ftoj të më kontaktojnë për mundësinë e plasimin të  produkteve të tyre në marketin tonë”, thotë për albinfo.ch Nexhmedin Iseni.

Reklama e sponzorizuar

Ai shton se ky dhe dyqanet e tjera që janë nën menaxhimine  tij i kanë dyert e hapura për të gjitha produktet e Kosovës. Pronari me përvojë 20-vjeçare, Nexhmedin Iseni, fton të gjithë prodhuesit kosovarë ta kontaktojnë për plasimin e produkteve të tyre në pesë supermarket e tij në Zvicër.

Në ditën e hapjes pronari kishte dy prodhues shqiptarë të produkteve ushqimore, të cilët produktet e tyre i prodhojnë në Zvicër, por me recetë apo lëndë të parë nga Kosova. Përderisa punëtorët e marketit po mbushnin raftet e marketit me produkte të ardhura nga Kosova dhe Ballkani.

Kështu prodhuesi i djathit “Lindi” promovonte në hyrje të marketit djathin e njohur si e tipit salzlakenkäse apo djathë i shëllirës, i cili ka lindur si ide nga vizita që një ekip nga shkolla “Strickhof” e Cyrihut kishte bërë në Kosovë. Ky lloj djathi është pjesë e menysë ditore në regjionin e Ballkanit. Ajo që e bën më të veçantë  është prodhimi i tij, krejtësisht nga fshati pa shtesa të tjera industriale. Djathi “Lindi” për më shumë është djathë i shëndetshëm, prodhimi i së cilit bëhet me standarde zvicerane të cilësisë së lartë.

Një promovim tejtër ishte çaji i ftohët “5TVitamin Drink Himbeere” i të riut nga Gostivari, Genc Nuredini, që prodhon këtë pije freskuese dhe mjaft të kërkuar me fruta kosovare.

Ai thekson për albinfo.ch se mjedra kosovare ka dhënë rezultatet më të mira në provat krahasuese të bëra në laborët e produkteve ushqimore. “Aroma dhe shija që lë pas mjedra e Kosovës, është më e mira nga të gjitha që kam provuar. Kështu ky lloj çaji i ri me mjedër nga Kosova, është i cilësisë së lartë dhe me shije të veçantë”, tregon Genci duke mbushur gotat për degustim edhe të llojeve të tjera të çajit.

Për plotësimin e marketit me produktet të freskëta e cilësore kujdeset menaxheri i dyqaneve të Sparit, Leotrim Iseni, i cili është i diplomuar në biznesin e menaxhimit dhe produkteve ushqimore. Ai ka arritur t’i kthejë dyqanet e tija të Spar-it në dyqane konkorruese me rrjetet e tjera. Kështu perveç në Schlieren, Leotrimi kujdesert edhe për Hardturm Cyrih, Spar Rümlang, Spar Express Neuenhof dhe Spar supermarket Winterthur, ku ofron vazhdimisht risi e produkte te freskëta në raftet e dyqaneve të Sparit që vazhdimisht kërkohen nga konsumatorët.

Numri i shqiptarëve që drejtojnë me sukses marketit e Sparit në Zvicër është i lartë. Pronarëve të Sparit nuk iu ka ikur kjo aftësi e ky përkushtim shqiptarëve për tregti dhe kështu sot në tërë Zvicrën ka me dhjetëra dyqane e pompa benzini të kombinuara me minimarkete që i drejtojnë shqiptarët në formën franchise.

Afaristi Nexhemdin Iseni është njëri prej të parëve që kishte fituar këtë besim në menaxhmentin e lartë të Spar-it dhe sot pas 2o vjetësh përvojë pune në pesë qytete të ndryshme punëson afër 40 punëtorë, kryesisht të rinj shqiptarë të gjeneratës së dytë.