Të vetëpunësuarit janë më të lumtur

Business people talking in meeting

Pas një studimi me 5000 punonjës, një grup kërkuesish britanikë arritën në përfundimin se ata që ishin të vetëpunësuar në sektorë të ndryshëm, ishin po ashtu persona më të suksesshëm në karrierën e tyre dhe ndiheshin më të kënaqur me kontributin e tyre profesional.

Në kohën e sipërmarrjes dhe freelancing, tendenca e vetëpunësimit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas një studimi të ri, personat e vetëpunësuar janë më të lumtur dhe më të angazhuar në punën e tyre se sa ata që punojnë në çdo profesion tjetër, citon The Independent.

Pas një studimi, ku morën pjesë 5000 persona, një grup kërkuesish britanikë arriti në përfundimin profesionistët e lirë në sektorë të ndryshëm ishim më të suksesshëm në karrierën e tyre dhe ndiheshin më të kënaqur me kontributin e tyre profesional. Studimi tregoi edhe mundësi më të mëdha për inovacion.

Reklama e sponzorizuar

Autori i studimit, Peter Warr, profesor në Universitetin Sheffield, tha: “Profesionistët e lirë që punojnë në autonomi e vlerësojnë shumë lirinë që kanë. Ata kanë lirinë për të krijuar gjëra të reja, të shprehin këndvështrimin e tyre, të kenë ndikim, i cili shkon përtej rolit të tyre dhe të konkurrojnë me kompani dhe njerëz të tjerë”.

Ilke Inceoglu, bashkëautore në këtë studim, nga Universiteti i Exeter, shpjegoi se profesionistët e lirë marrin më shumë kënaqësi, pasi mendojnë se shpërblimet janë fryt i përpjekjeve të tyre individuale.

“Të kuptosh se sa të angazhuar janë njerëzit në punën e tyre është një mënyrë e vlefshme për të matur mirëqenien e tyre dhe tregon se duhet të shkojmë përtej thjesht kënaqësisë në punë”, tha zn. Inceoglu. /The Independent/