Tri ditë radhazi testim i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, për tri ditë radhazi do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Lexoni të plotë njoftimin e komunës:

Reklama e sponzorizuar

Ju njoftojmë se, se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: 

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”

– Rruga “Robert Doll”

I gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor. /Telegrafi/