Vetëvendosje: Përfituesit e terminaleve për një vit i kanë përvetësuar 37 milionë euro

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sërish një video përmes së cilës ka përmendur ish-pushtetarë e deputetë, për të cilët ka thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.

VV-ja ka shkruar se në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

Sipas VV-së, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.

Reklama e sponzorizuar

“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet në njoftim.

VV-ja e ka përmendur deputeten e PDK-së, Margarita Kadriun, për të cilën ka thënë se kishte fituar një terminal doganor në këmbim të votës për presidentin. Tutje janë përmendur djemtë e Isa Mustafës, Sami Lushtaku dhe Devollët, të cilët sipas Vetëvendosjes kanë privatizuar terminale doganore.

“Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti”, ka shkruar tutje VV-ja. /koha.net/