Zyrtari i PDK-së: Nuk ka të dhëna që tregojnë për krijim të vendeve të punës në 2022

Në emisionin EURO n’7 Arben Mustafa, Kordinatori i Deparatmentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka thënë se ka dyshime se qeveria është duke tentuar të interferojë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për të manipuluar më statistika.

Kjo sipas tij paraqet një rrezik të madh dhe shtrembërim të fakteve për nevoja të qeverisë.

“Baze për dyshim paraqet edhe ulja e përqindjes së papunesise tek të rinjët. Qeveria duhet të tregoj se ku jane punësuar këta të rinjë, ngase kemi përgjysmim të normes së papunësisë tek te rinjet brenda vetem 6 muajve te vitit 2021” ka thënë mes tjerash shefi i departamentit të financave të PDK, Arben Mustafa.

Reklama e sponzorizuar

Nga ana tjetër, sipas tij, të dhënat e raportuara për vitin 2022 nuk tregojnë as për formalizim të qëndrueshëm të numrit të të punësurave e as për rritje të numrit të të punësuarve.