Java e fundit e tetorit u mbyll me çmime të ulta të energjisë në tregjet ndërkombëtare, duke vijuar tendencën në rënie të nisur që nga muaji shtator. Në bursën e Hungarisë, që shërben si referencë edhe për transaksionet në Shqipëri e Kosovë, enegjia u tregtua edhe me 100.34 euro/mwh, duke iu afruar nivelit të parakrizës.
Ndërkaq, përgjatë kësaj periudhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë një sasi prej 42 mijë Mwh, për t’u lëvruar gjatë muajit nëntor, ndërkohë që çmimi mesatar për energjinë e siguruar arrin në 181.81 euro/mwh, duke shpenzuar një total prej 7.6 mln euro.
Ngjashëm me procedura blerjesh të mëparshme, çmimi me të cilin blihet energjia nga KESH është më i lartë se në Bursën e Hungarisë, çka reflektohet në shpenzime më të larta nga paratë publike. Në datën 28 tetor, kur është kryer transaksioni çmimi mesatar në Bursën e Hungarisë ishte 136.49 euro/mwh apo 45 euro/mwh më lirë se çmimi i deklaruar nga KESH.
Ndërkaq, rënia e çmimeve në tregjet ndërkomëbatre ishte një nga argumentet e përdorur nga deputetja Jorida Tabaku në mbledhjen e fundit të Enti Rregullator të Energjisë, ku kërkohej mos aplikimi i skemës së tarifimit me fasha të energjisë. Sipas Tabakut ky duhet të një tregues, që duhet të merret parasysh për të mos shtrenjtuar konsumin e energjisë mbi 800 kwh, çka do të rëndonte xhepat e qytetarëve.
Gjithsesi, kërkesa e Tabakut u rrëzua, ndërkohë që qeveria duket se ka lënë të hapur mundësinë e mos rritjes së çmimit për muajin nëntor. Përmes një postimi në rrejtete sociale, ministrja e Infrastruktrës dhe Energjisë iu referua kursimit të energjisë, duke mos përjashtuar mundësinë e mos aplikimit të fashës.