Autoritetet gjermane kanë rritur rritur përgatitjet për fondin e urgjencës në rast të krizës energjetike, derisa vendi po përgatitet për ndërprerje të mundshme rrymës, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Planet përfshijnë angazhimin e Bundesbankut, që të grumbullojë miliarda euro për të përballuar një rritje të kërkesës dhe kufizimet e mundshme në rast të tërheqjeve.
Diskutimet po ashtu përfshijnë rregullatorin e tregut financiar BaFin dhe shoqata të shumta në industrinë e financave.
Edhe pse autoritetet gjermane kanë minimizuar publikisht mundësinë e një ndërprerjeje të energjisë, diskutimet tregojnë se sa seriozisht e marrin kërcënimin dhe se si luftojnë për t’u përgatitur për ndërprerjet e mundshme të shkaktuara nga rritja e kostove të energjisë apo edhe sabotimi.
Ato gjithashtu nënvizojnë pasojat në rritje të luftës së Ukrainës për Gjermaninë, e cila për dekada është mbështetur në energjinë e përballueshme ruse dhe tani përballet me inflacion dyshifror dhe një kërcënim përçarjeje nga mungesa e karburantit dhe energjisë.
Qasja në para është një shqetësim i veçantë për gjermanët, të cilët vlerësojnë sigurinë dhe anonimitetin që ofron, dhe që priren ta përdorin atë më shumë se evropianët e tjerë.
Afërsisht 60 për qind e blerjeve të përditshme paguhen me para të gatshme, ku mesatarisht tërhoqën më shumë se 6,600 euro në vit. /Telegrafi/