Holandezët të parët për tregtinë online – Sondazhi europian i Pay Pal, 78% e konsumatorëve blejnë të paktën një herë në javë

Rreth 78% e konsumatorëve në Holandë blejnë online të paktën një herë në javë. Në këtë përfundim ka arritur një sondazh i shërbimit të njohur të pagesave Pay-Pal me një kampion prej 15 mijë konsumatorësh nga e gjithë Europa.

Pavarësisht heqjes së masave kufizuese për shkak të pandemisë në dyqanet fizike, duket se blerjet online janë bërë tashmë një rutinë për europianët. Në vend të dytë në këtë sondazh është Greqia ku 76% e konsumatorëve blejnë dhe paguajnë onlinë dhe në vendin e tretë Belgjika me 72% dhe më pas Mbretëria e Bashkuar me 72%.

Shpenzimin më të lartë mujor për blerjet në internet e bëjnë suedezët me 486 euro dhe më të vogël spanjollët me 252 euro. Ndërkohë, që mesatarja europiane është 342 euro.

Reklama e sponzorizuar

Gjetjet e sondazhit të PayPal eCommerce Index 2022 e bëjnë të qartë se e ardhmja e blerjeve në internet u përket brezave të rinj. Kjo prirje është veçanërisht e dukshme tek të rinjtë grekë. Sipas studimit, 35% e Millennials dhe një e katërta e Gjeneratës Z blejnë online disa herë në javë. Për këtë qëllim, si 77% e Millennials dhe 72% e Gjeneratës Z përdorin smartfonë dhe pajisje të tjera celulare, një përqindje shumë më e lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas autorëve të sondazhit, zgjidhjet e përballueshme dhe të larmishme të pagesave, si transfertat e shpejta të parave dhe pagesat e menjëhershme përmes pajisjeve celulare, konsiderohen si avantazhet më të mëdha të blerjeve online. /Scan tv/